Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 141m² dhe 50m² sipërfaqe terasë, me lokacion në Dragodan, në rrugën “Ferid Curri”, në kompleksin e ndërtuar nga Minimax.
Banesa ka orientim nga lindja, perëndimi dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrimin ditor, kuzhinë, tri dhoma të gjumit ku njëra prej tyre ka edhe banjo të veçantë, një banjo të përgjithshme, një tualet, një depo dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike.
Banesa mund të lëshohet edhe për zyre, me hapësira të mjaftueshme pune si dhe me mundësi vendparkimi.
Banesa ndodhet në njërën prej lagjeve më të kërkuara së fundmi, me qasje të afërt nga rrugët kryesore dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme që mundësojnë një banim shumë të volitshëm.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!