Ofrohet me qira banesa duplex me sipërfaqe 170m², Dragodan, ndërtim i AGIKOS, afër Hekurudhës.
Banesa ka orientim nga juglindja, është e ndarë në dy nivele me këtë renditje të hapësirave të brendshme: niveli i parë ka qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, dy dhoma të gjumit, një banjo dhe një ballkon, ndërsa niveli i dytë ka dy dhoma të gjumi dhe një banjo.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike dhe termokos ndërsa është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim dhe ka një garazh.
Banesa ndodhet në njërën prej lagjeve më të kërkuara momentalisht për banim, me qasje të afërt në rrugët kryesore duke plotësuar kështu të gjitha kushtet dhe shërbimet e nevojshme.
*Banesa është e lirë nga data 1 Nëntor.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!