Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe prej 200m² banim, me lokacion në Veternik, në rrugën "Veli Gërvalla".
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët, është tërësisht e mobiluar dhe e organizuar në përdhes dhe një kat me këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, tri dhoma gjumi, një banjo, tualet, depo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë termike, ka garazh dhe hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Lokacioni është i përshtatshëm për banim, me qasje të lehtë në shërbimet dhe objektet e nevojshme për jetesë të përditshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!