Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe banimi 100m² dhe tarracë me sipërfaqe 45m², me lokacion në Dragodan, në rrugën "Kosturi", ndërtim nga MAB Project.
Banesa ka orientim nga lindja, perëndimi dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor me kuzhinë, tri dhoma të gjumit, dy banjo, depo, tarracë 45m² dhe tarracë e gjelbërt 40m²
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ka hapësirë për parking dhe ofron garazh ndërsa banesa mund të lëshohet dhe për lokal dhe zyrë.
Lagjja Dragodan është një nga zonat më të njohura dhe të kërkuara të Prishtinës, e vendosur në një pozitë të favorshme me pamje panoramike të qytetit lagjja njihet edhe për ndërtimet, shtëpitë e bukura dhe gjelbërimin që ofrojnë një jetesë të qetë, por gjithashtu është shumë afër qendrës së qytetit dhe të gjitha shërbimeve kryesore.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!