Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe banimi 168m² dhe tarracë me sipërfaqe me sipërfaqe 70m², me lokacion në Velani, në rrugën "Ymer Berisha".
Banesa ka orientim nga lindja, perëndimi dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, tri dhoma gjumi, dy banjo, një tualet, depo dhe tri ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe është e pajisur me dy kondicionerë.
Ndërtesa ku ndodhet banesa ofron siguri me kamera dhe ka tarracë të shfrytëzueshme të përbashkët ndërsa ka dhe hapësirë të mjaftueshme për parking.
Velania është një nga lagjet më të kërkuara për banim kolektiv, e pozicionuar në kodër me pamje panoramike mbi qytet. E rrethuar nga gjelbërimi dhe me qasje të shpejtë në qendër, ofron një balancë ideale mes qetësisë dhe jetës urbane.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!