Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 87m², me lokacion në Vëllushë, në rrugën "Ismail Dumoshi", te Banesat e Zhegrovës.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe veriu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, një banjo dhe dy ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ka hapësirë për parking.
Vëllusha ndodhet shumë pranë qendrës së qytetit dhe përbëhet kryesisht nga ndërtime rezidenciale. Zona përfshin shkolla fillore dhe të mesme, ndërsa shërbimet e nevojshme ndodhen në afërsi, duke ofruar një ambient të përshtatshëm për jetë familjare.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!