Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 83m², me lokacion në Velani, në rrugën "Edmond Hoxha", ndërtim nga Dardania.
Banesa ka orientim nga lindja dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, një banjo, një tualet dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ka hapësirë të mjaftueshme për parking.
Velania është një nga lagjet më të kërkuara për banim kolektiv, e pozicionuar në kodër me pamje panoramike mbi qytet. E rrethuar nga gjelbërimi dhe me qasje të shpejtë në qendër, ofron një balancë ideale mes qetësisë dhe jetës urbane.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!