Ofrohet për shitje shtëpia me sipërfaqe banimi 240m², me lokacion në Çagllavicë, në Lagjen Qëndresa Home.
Shtëpia ka orientim nga lindja, jugu dhe perëndimi që ofron ndriçim natyral gjatë gjithë kohës, është e strukturuar në përdhes, një kat dhe nënkulmin me sipërfaqe prej 120m² ndërsa ka këtë organizim të hapësirave të brendshme:
Përdhesa ka qëndrim ditor, kuzhinë, banjo, dhe garazh me tualet;
Kati i parë ka tri dhoma gjumi me njërën prej tyre master bedroom dhe ka dy banjo;
Nënkulmi ka hapësirë të hapur për shfrytëzim dhe banjo.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë termike të instaluar nën dysheme ndërsa është e pajisur dhe me kondicioner.
Shtëpia ka truall me sipërfaqe 6 Ari ku dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim, ka oborr të gjelbëruar dhe pishinë.
Shtëpia gjendet në një lagje private të qetë dhe të sigurtë, me mundësi shumë të mira për zhvillimin e një jete komode.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!