Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 60m², me lokacion në Qendër, në rrugën "Luan Haradinaj", afër Stacioni Policor "Qendra".
Banesa ka orientim nga lindja dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi dhe banjo.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos dhe është e pajisur me kondicioner.
Qendra e qytetit përfaqëson zonën më të kërkuar dhe më dinamike të Prishtinës, duke kombinuar ndërtime banesore, objekte individuale dhe zhvillime afariste. Zona përfshin institucionet kryesore shtetërore, qendrat shëndetësore, shkollat, çerdhet si dhe Stacionin Qendror të Policisë, duke ofruar funksionalitet të plotë për jetë urbane aktive.
*Banesa ofron mundësinë e lëshimit me qira dhe për zyre.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!