Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 49m², me lokacion në Dragodan, në rrugën "Ahmet Krasniqi", ndërtim nga Rubin Invest.
Banesa ka orientim nga lindja dhe veriu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, një dhomë gjumi, banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ka hapësirë për vendparkim.
Lagjja Dragodan është një nga zonat më të njohura dhe prestigjioze të Prishtinës, e dalluar për pozitën e saj të favorshme dhe pamjet panoramike mbi qytet. E njohur për shtëpitë dhe ndërtimet cilësore, si dhe për gjelbërimin që e karakterizon, Dragodani ofron një jetesë të qetë, duke mbetur njëkohësisht shumë pranë qendrës së qytetit dhe shërbimeve kryesore.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!