Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 90m², me lokacion në Veternik, në rrugën "Richard Holbrooke", në kompleksin Alb Dizajn Residence.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, banjo, tualet, depo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me dy ashensorë dhe ka hapësirë për vendparkim.
Lagjja Veternik është e vendosur në hyrje të Prishtinës, një zonë dinamike dhe e zhvilluar me hapësira rezidenciale dhe komerciale, e njohur për afërsinë me qendrat tregtare si Albi Mall dhe rrugët kryesore ofron një mënyrë jetese komode dhe praktike për familjet dhe individët që kërkojnë një ambient urban të organizuar dhe të qasshëm.
*Banesa do të jetë tërësisht e gatshme nga data 15 Tetor.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!