Ofrohet me qira banesa për zyre me sipërfaqe 60m², me lokacion te Qafa, në Rrugën "UÇK", afër Restaurant De Rada.
Banesa ka orientim nga lindja dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, një banjo, depo dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe është e pajisur me kondicioner.
Zona Qafa gjendet në qendër të qytetit, një zonë e zhvilluar, tejet aktive dhe e frekuentuar që përfishin të gjitha shërbimet e nevojshme, shërbimet komunale, shërbimet bankare, shkollat, marketet dhe Qendrat e Mjekësisë, lagje e përshtatshme si për vendasit apo banorët e rinj të zonës.
*Banesa ofron mundësinë e lëshimit për banimi ose zyre.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!