Ofrohet me qira banesa për zyre me sipërfaqe 90m², me lokacion në Dragodan, në rrugën "Ahmet Krasniqi", ndërtim nga Alb Design.
Banesa ka orientim nga lindja dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: dy hapësira pune, një banjo, një tualet, depo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ka vendparkim të mjaftueshëm dhe ofron garazh me çmim shtesë prej 50€.
Lagjja Dragodan është një nga zonat më të njohura dhe prestigjioze të Prishtinës, e dalluar për pozitën e saj të favorshme dhe pamjet panoramike mbi qytet. E njohur për shtëpitë dhe ndërtimet cilësore, si dhe për gjelbërimin që e karakterizon, Dragodani ofron një jetesë të qetë, duke mbetur njëkohësisht shumë pranë qendrës së qytetit dhe shërbimeve kryesore.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!