Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 100m², me lokacion te Mati 1, në rrugën "Ndue Përlleshi", ndërtim nga Miri Construction.
Banesa ka orientim nga të gjitha anët dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, banjo, tualet, depo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe është e pajisur me kondcioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ka hapësirë për vendparkim dhe ofron garazh me çmim shtesë prej 50€.
Banesa ndodhet në njërën prej zonave në ndërtim dhe zhvillim e sipër, shumë e volitshme për banim, me qasje të afërt në rrugët kryesore dhe me të gjitha kushtet dhe shërbimet e nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!